Dita Ndërkombëtare e Gjuhes Amtare
Autori: Mesuesi
2020-02-21
"Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare" është shpallur nga Konferenca e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO që në muajin nëntor të vitit 1999.
“Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare” është festuar çdo vit që nga shkurti i vitit 2000 për të promovuar diversitetin gjuhësor dhe kulturor dhe shumëgjuhësinë. Kjo datë ka marrë shkas nga demonstratat e nxënësve për njohjen e gjuhës Bangla, e cila është një nga dy gjuhët që flitet në Pakistan.
Sipas statistikave nga Unesco, 6000 gjuhë janë të regjistruar në botë edhe pse Deutche Welle në një artikull me rastin e ditës Ndërkombëtare të gjuhës shpreh shqetësimin e gjysma e tyre mund të zhduken ku më të rrezikuarat janë gjuhët indigjene.
Në “Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare” organizohen dhe zhvillohen në të gjithë botën manifestime për mbrojtjen e gjuhëve amtare, luftën kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtjen e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës.
Libri i parë në gjuhën shqipe i gjetur deri më sot është Meshari i Gjon Buzukut. i shkruar nga data 20 mars 1554 deri më 5 janar 1555.
Totali i pelqimeve: 1