Si të ndërtojmë planin afatmesëm?

Autori: mesuesi

2020-06-16



Plani afatmesëm i shkolles (model)

 

Filozofia e Planit Afatmesëm Shkollor, çelës i artë për nxënie të qëllimshme e të qendrueshme.

 

PLANI AFATMESËM I SHKOLLËS 2015  - 2019
 

Mësuesit, prindërit, bashkëpunëtorët që kanë kontribuar drejtpërdrejt për të mundësuar hartimin e PASH-it:

Ekipi  qendror

1. Drejtori i shkollës - Drejtues i Ekipit

2. N/Drejtori i shkollës - Sekretar i Ekipit      

3. Mësues - Anëtar

4. Mësues - Anëtar

5. Mësues - Anëtar


 

Ekipi përgjegjës              

1.Mësues i AMU

2.Mësues i AF

3.Kryetar i Këshillit të Prindërve


 

Ekipi vetëvlerësues

1. Mësues i AMU            

2. Mësues i AMU

3. Mësues i AF             

4. Kryetari i Bordit


 

KREDOJA

“Njohuri - Aftësi – Shprehi – Qëndrime – Vlera” 


 

MISIONI

Socializimi i gjithë organizmave të shkollës për shërbim gjithpërfshirës, pavarësisht rrethanave sociale e gjeografike.


 

BESIMI

Komuniteti ynë spikat vlera arsimdashëse duke qenë i gatshëm për t’u bërë pjesë e pandarë e prioriteteve që inspiron kurrikula e re e arsimit bashkëkohor. 


 

VIZIONI

Model i bazuar në  aktorët e ndryshimit duke përfshirë zhvillimin, transmetimin dhe zbatimin e imazhit të dëshiruar.

            

PERMBAJTJA  E  PLANIT 


 

I. PROCEDURAT E HARTIMIT TË PLANIT

PASH-i u hartua sipas:

1. Dispozitave Normative 2013.  

2. PLANI AFATMESËM I SHKOLLËS (UDHËZUES PËR DREJTUESIT E SHKOLLAVE) Bashkëpunim i Institutit të Kurrikulës dhe i Trajnimit dhe organizatës "Save the Children", Programi për Shqipërinë

3. Udhëzimeve dhe sugjerimeve të grupeve të ngritura që në qershor-shtator 2015

4. Udhëzimeve të dhëna nga DAR  dhe materialet e ISHA.

5. Problematika dhe objektiva që do të arrijë shkolla për 4 vjet 2015 - 2019.


 

II.ANALIZA E GJENDJES

a. Ndjekja e shkollës

b. Arritjet lëndore

c. Arritjet e sjelljes

d. Mësuesi

e. Infrastruktura       

f. Familja         

g. Komuniteti                                    

h. Qëndrimi i klientit


 

III. Synimet      

                                                          

IV. Objektivat  


 

V. Veprimtaritë për vëzhgimin e zbatimin e planit vjetor


 

VI. Buxheti                                                     

                                                                

VII. Kontributet


 

1.ANALIZA E  GJENDJES.

1) Ndjekja  e shkollës

1/1.Numri i nxënësve në shkollë: Gj.          F 

Nga këta:                                      x            y                             

PASH                                            a            b              

AF                                                 a            b           

AMU                                              a            b       

                                   

1/2.Numri i klasave për vitin shkollor 2015 - 2019

 Nga  këto  direkt:  x

 Kolektive   AF     x

 Paralele     AF     x 

 Paralele     AMU  x

 Direkte       AMU  x


 

1/3. Përqindja e braktisjes  së shkollës në vitin e kaluar  x %.

1/4. Përqindja e mungesave të nxënësve kundrejt të gjitha orëve mësimiore në vitin e kaluar është:x%. Nga këto. Arsye a, Pa arsye b,Gj.c = x %. (N?  2015-2019 me y %. Nga këto: Arsye a, Pa arsye b, Gj.c=y%).


 

1/5. Në  AMU

1/6. Anët e forta:

a) Në ciklin e ulët mungesat janë të pakta.

b) Shkolla bashkëpunon me prindërit për frekuentimin e nxënësve.

1/7. Anët e dobëta

a) Në AMU ka mungesa

b) Përqindjen e mungesave e zënë nxënësit me probleme sociale.


 

2. ASPEKTI  SOCIAL

2/1. Përqindja e nxënësve nga familje me ndihmë ekonomike është rreth X e barabartë me Y% .

2/2. Përqindja e nxënësve pa njërin prind është X e barabartë me Y %.

2/3. Përqindja e nxënësve që nuk janë nën kujdesin e prindërve është X e barabartë me Y%.

2/4. Përqindja e egjiptianëve është X e barabartë me Y%.

2/5. Përqindja e nxënësve të ardhur nga krahinat e tjera (shkolla), emigracioni është X e barabartë  me Y %.

2/6. Përqindja e nxënësve me aftësi të kufizuar është X e barabartë me Y %.

2/7. Anët e forta:

a) Nxënësit pa njërin prind trajtohen në mënyrë të barabartë në shkollë pa i dalluar dhe i ve?uar.

b) Nxënësit pa njërin prind kanë interes për ndjekjen e shkollës.

2/8.Anët e dobëta:

a) Në shkollë ka familje të nxënësve me asistencë sociale.

b) Mësuesit duhet të kujdesen më tepër për nxënësit me një prind.

                                                                                                      

3. ARRITJET E NXËNËSVE

3/1. Mesatarja e notës vjetore: Z .AF  X; AMU Y.

3/2. Përqindja e kalueshmërisë vjetore: Z%. AF/ X %; AMU/ Y%.

3/3. Diferenca e notës mesatare në lëndët e gjuhës shqipe dhe të matematikës në fund të vitit mësimor të klasës IX dhe në provimet e lirimit: (Gjuha shqipe midis vlerës; X), (Matematikë midis vlerës; Y).

3/4. Përqindja e nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme:  X% (nga Z nxënës, X vazhdojnë) 

3/5. Përqindja e notave 9 e 10 është X %.

3/6. Arritjet e nxënësve në provimet e lirimit me cilësi e nota të larta. 

3/7. Anët e forta:

a). Nxënësit që vazhdojnë shkollën e mesme nuk kanë rënie në cilësi note nga klasa e nëntë.

b) Nga njëri vit në tjetrin ka rritje të numrit të nxënësve që vazhdojnë arsimin e mesëm.

3/8. Anët e dobëta:

a) Nxënësit në ciklin e ulët e të lartë kanë diferencë note.

b) Nxënësit në minitestet e zhvilluara nga drejtoria nuk arrijnë OBMD.


 

4. TREGUESI PËR TË CILËT SHKOLLA KA ARRITJEN MË TË MIRË DHE MË TË DOBËT


 

4. Shkolla është përfaqësuar në veprimtari në nivel ZVA për:     

a. Gara sportive;

b. Veprimtari lokale;

c. Projekte;

d. Bamirësi; 


 

5. ETIKA DHE SJELLJA 

5/1. Masa ndëshkimore ndaj nxënësve nuk ka.

5/2. Ankesa të nxënësve në drejtim të shërbimit në shkollë  nuk ka.

5/3. Anët e forta:


 

a. Prindërit interesohen vazhdimisht për sjelljen e nxënësve.

b. Nuk ka konflikte midis nxënësve (vajza - djem).


 

5/4 . Anët e dobëta:

a. Nxënës të ve?antë në kohën e lirë shfaqin sjellje jo korrekte.

b. Qeveria e nxënësve ka rol të dobët në shkollë.


 

6. MËSUESIT


 

6/1. Numri i edukatoreve, mësuesve për vitin shkollor  X         F      

Nga  këta:

                        a)PASH                                                  a          b          

                        b)  AF                                                     a          b          

                        d)  AMU                                                  a          b          

6/2. Përqindja  e mësuesve pa arsim përkatës në profil X %

Nga këta:

                        a) PASH                                        a  e  barabartë    me  x%

                        b) AF                                             b  e  barabartë    me y%

                        c) AMU                                          c  e  barabartë    me z %

6/3. Përqindja e orëve mesimore të munguara nga mësuesit kundrejt të të gjitha orëve mësimore x %. 

6/4.Numri i krediteve të marra nga punonjësit mësimore në kualifikime dhe trajnime është x 6/5.Numri i edukatoreve,mësuesve sipas  shkallëve të kualifikimit  është:

  a) shkalla e IV a e  barabartë me   x %

  b) shkalla e III b  e  barabartë me   y  %

  c) shkalla e II  c  e  barabartë me   z %

  d) shkalla e I  d  e barabartë me     z‘ %

6/6. Anët e forta:

a) Përqindja më e madhe e mësuesve janë të kualifikuar.

6/7.Anët e dobëta

a) Përgjegjësit e departamenteve duhet të kultivojnë bashkëpunumin në grup brenda fushës e më gjerë.

b) Rezultatet në provimin e kualifikimit kanë tregues jo të  lartë.


 

7. PJESËMARRJA NË KONKURSE, GARA                                                                                                                                               

7/1. Anët e forta:

a).Ekipi përfaqesues i shkollës ka zënë vende konkuruese në garat midis shkollave të zonës. 

b) Mësues dhe nxënës të klasave të ndryshme kanë realizuar punë me projekte lëndore dhe ndërlëndore.

7/2.Anët e dobëta: 

a)Projektet kurikulare nuk sigurojnë buxhet për financim. 

b)Mospjesëmarrja në fazat e punës me projekte e prindërve dhe biznesit.


 

8. QËNDRIMI I NXËNËSVE NDAJ CILËSISË SË SHËRBIMIT TË SHKOLLËS


 

8/1. Nga anketimet dhe sonazhet e zhvilluara me pyetësor në periudha të ndryshme me  x % - y % të nxënësve të klasave të shkollës me pyetjen:

a) “Sa të kenaqur jeni nga shkolla?” rezulton se:

• X % e nxënësve  “Shumë të kënaqur”.

• Y % e nxënësve “ Të  kënaqur”.

• Z %   e nxënësve  “Jo të kënaqur”.

• Prindërit shprehen se fëmijet  ndjehen të sigurt në shkollë.

• Fëmijët dhe prindërit këshillohen në përzgjedhjen e arsimit të mesëm të lartë nga mësuesit.

                                                                                        

9. KOMUNITETI


 

9/1. Kontributi i komunitetit me punë vullnetare shprehet për:

•pastrimin e klasave/shkollës.

9/2 Anët e forta:

a) Nga sondanzhet dhe pyetësorët komuniteti vlerëson plotësimin e kuadrit me arsim përkatës.

b) Vitet e fundit nga ana e komunitetit ka më tepër interes për arsimimin e fëmijëve dhe akses në  vendimmarrje . 

9/3 Anët e dobëta :

a. Komuniteti të kontribuojë në mirëmbajtjen e mjedisit të shkollës.

b.Komuniteti të bëjë kujdes në periudhën e pushimeve për shkollën nga elemente që e dëmtojnë.


 

10. INFRASTRUKTURA

10/1 Gjendja e godinave shkollore është si vijon:

• Në kopshte: E mirë

• Në shkollë: E mirë

10/2 Numri mesatar i nxënësve në klasë është:

 a) PASH x fëmijë 

 b) AF y nxënës

 c) AMU z nxënës

10/3. Raporti nxënës   mësues  është:

         a) PASH           a  me    b  

         b) AF                c  me    d

         c) AMU             e  me    f

10/4. Gjendja e paisjeve shkollore është e mirë dhe e mjaftueshme për nxënësit.

10/5. Në shkollë nuk ka laboratorë.

10/6. Shkolla ka disa mjete mësimore për lëndët: Kimi – Biologji, Fizike, Histori,Gjeografi dhe në AF.

10/7. Shkolla ka pak kompjutera, gjithsej Z( X në gjendje pune ), printer, Y/ video- projektor, sinjal interneti.

10/8. Anët e forta:

a) Shkolla ka bashkëpunuar me DAR për plotësimin me paisje shkollore për nxënësit.

b) Nxënësit kanë interes për përdorimin e kompjuterit dhe internetit.

10/9. Anët e dobëta:

a) Shkolla rezulton pa rrethim, cilësi e dobët në higjienë.

b) Pushteti vendor të bëjë rrethimin e përmirësimin e gjendjes fizike të shkollës dhe kopshteve.

c) Shkolla të plotësohet me kompjutera për lëndën e informatikës.


 

11. TË ARDHURAT NGA TË TRETË

Shkolla nuk përfiton të ardhura nga shërbimet për të tretët.


 

 

PRIORITET E PASH-it

1. Vetëkualifikimi i brendshëm në shkollë siguron vlera dhe cilësi për të gjithë.

2. Bashkëpunimi me komunitetin mundëson funksionimin e shërbimit  gjithepërfshirës.

3. Rikonstruksioni i shkollës garanton një mjedis edukues e të shëndetshëm.

            

 

 

 

Detajimi financiar për planin afatmesëm të zhvillimit të shkollës

 

Nr.     Prioritetet Buxheti 2015-2016Buxheti 2016-2017Buxheti 2017-2018Buxheti 2018-2019
1VETËKUALIFIKIMI X   X
2BASHKËPUNIMI XX 
3RIKONSTRUKSIONI  Bashkia BashkiaBashkiaBashkia
Shuma YYYY
      


 

PLANI AFATMESËM I ZHVILLIMIT TË SHKOLLËS

Raportimi për zhvillimin e veprimtarive për PASH-in shkolla 9-vjeçare “............... ”,  do të bëhet në fillim të çdo viti shkollor pasardhës sipas këtij formati:

Shkolla 9-vjeçare “................ ”  Berat


 

Raport  vlerësimi

a) Periudha që mbulon raporti: 01.09.2015-01.09.2016 ( njëvjeçare ).

b) Prioriteti.

c) Planifikimi i veprimtarive sipas objektivave

d) Veprimtaritë e zhvilluara.

e) Ndërhyrjet dhe rezultatet e arritura.

f) Probleme të identifikuara gjatë zhvillimit të planit.

g) Rekomandime për përmirësime dhe për ecurinë e mëtejshme.

h) Autorët e raportit.

i) Bashkëlidhur shoqërohen kopje të instrumenteve të përdorura për të vjelë të dhënat e nevojshme.


Komenti juaj ne lidhje me Postimin: